Gjergj Vyshka 23.12.2014 12:55
Ashtu sikurse të gjitha kampionatet e futbollit shqiptar, edhe Kategoria e Tretë e ka ndërprerë kampionatin e vet. Që do të thotë se pas 6 javësh gara do të kthehet më 7 janar 2015.
Në përgjithësi, me përjashtim të incidenteve në ndeshjen Djelmnia-Ada e Velipojës B, pjesa tjetër e garës ka qenë e qetë dhe pa probleme. E sot janë kryesues në këtë kampionat Kevitani dhe Bulqiza në grupin A, si dhe Internacional dhe Rubiku në krahun tjetër.
Përgjithësisht një kampionat i bukur, por që ka shënuar tërheqjen e Gramshit B, ndërsa ka ende ndeshje të paluajtura. Bëhet fjalë për Internacional-Drini në grupin A, si dhe Sopoti B-Pajova dhe Adriatiku 2012-Pajova në grupin B.
Të cilat Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që t’i luajë në mbarim të fazës së parë.