Gjergj Vyshka 22.12.2014 13:50
Ndeshja më e bukur e javës së parë ka qenë ajo e luajtur dje në mbrëmje në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” mes Tiranës dhe KS Ali Demit. Dy skuadra që kanë mbajtur peshën e futbollit të sallës, jo vetëm për shkak të titujve “kampion” që kanë me shumicë, veçanërisht bardheblutë, por dhe në ekipin kombëtar.
Tirana e ka nisur shpejt ndeshjen, ndërsa ka kaluar në epërsi me Hoxhën, që në minutën e 3-të. Që nga ky moment “alidemsat” ushtrojnë presion. Bajollari, Pllumbi, Kaca, Spahiu, Bakalli e Agushi janë të gatshëm në çdo moment për të kërcënuar portën e Nebiut. Por pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Tiranën.
Në pjesën e dytë KS Ali Demi përmbys me Bajollarin e Kacën. Madje gjejnë dhe golin e tretë përsëri me Bajollarin dhe Tirana nis të luajë me sistemin e portierit të lëvizshëm, që e ka bërë dje Erjon Hoxha. Dhe është Sina, që me një dygolësh e kthen rezultatin në favor të bardhebluve.
Por në sekondat e fundit, Spahiu i ka dhënë dhe një shans KS “Ali Demit” për të qenë fituesi i derbit. Mirëpo në aksionin e fundit, Gjoni për Tiranën nuk fal. 4-4 dhe nga një pikë për secilën skuadër.
Tirana – KS Ali Demi 4-4
Shënues: Hoxha 3’, Sina 35’, 39’, Gjoni 40’ /
Bajollari 24’, 32’, Kaca 25’, Spahiu 40’
Tirana: Nebiu, E. Hoxha, Bylyku, Gjoni, Sina/Lika, Kardhashi, Voga, Xhaferri, Mullaj, Çela, Enesi. Trajner: A. Angoni
KS Ali Demi: Llupo, Bllumbi, Thanasi, Spahiu, Bajollari / Ferko, Kaca, Sinani, Kadiu, Bakalli, Agushi, Guma. Trajner: E. Kadiu
Gjyqtarë: K. Hakrama (Tiranë), D. Muça (Elbasan)
Kartonë të verdhë: Bylyku, Kardhashi / Bllumbi
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e parë
(21 dhjetor 2014)
Universiteti Epoka – Flamurtari 3-7
“Black Sheep” – Teuta 4-6
Tirana – KS Ali Demi 4-4
Edro Vlora – Vllaznia 3-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Flamurtari 1 1 0 0 7-3 3
- Teuta 1 1 0 0 6-4 3
- Edro Vlora 1 1 0 0 3-2 3
- KS Ali Demi 1 0 1 0 4-4 1
- Tirana 1 0 1 0 4-4 1
- Vllaznia 1 0 0 1 2-3 0
- Black Sheep 1 0 0 1 4-6 0
- Universiteti Epoka 1 0 0 1 3-7 0