AlbanianSport.com 25.09.2014 07:05
ASNN – Dita e dytë e Kampionatit Botëror të Volejbollit për Femra që po zhvillohet në Itali, nuk ka dhuruar asnjë surprizë. Skuadrat favorite u janë përgjigjur pritshmërie, duke treguar supermacinë e tyre.
Japonia, që në takimin e parë humbi në mënyrë befasuese ndaj Azerbajxhanit, iu rikthye fitores në ndeshjen e ditë së dytë, duke mundur 3-1 Belgjikën. Të gjitha skuadrat e tjera favorite, kanë siguruar fitoret e radhës.
Kështu, me rezultatin 3-0 janë mbyllur takimet, Itali-Kroaci, Brazil-Kamerun, Rusi-Meksik, Kinë-Azerbajxahn dhe Holandë-Tajlandë. Me fitore i kanë mbyllur takimet e tyre edhe Shtetetet e Bashkuara të Amerikës ndaj Kazakistanit, Republika Domenikane kundër Tunizisë dhe Serbia kundër Bullgarisë.
Gjatë turit të parë të Botërorit të volejbollit për femra Itali 2014, do të luhen 60 ndeshje. Në përfundim të tyre, 4 të parat e çdo grupi do të vazhdojmë më tej në turin pasardhës. Ndeshjet e kësaj veprimtarie të rëndësishme sportive po transmetohen drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.