Gjergj Vyshka 22.12.2014 12:20
Nuk ka qëndruar më shumë sesa 5 javë në këtë sezon të Kategorisë së Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe është tërhequr nga gara. Kështu ka ndodhur me Gramshin B, e cila në 5 javë kampionati kishte marrë vetëm një barazim, si dhe kishte pësuar 4 humbje.
Më saktë me Rubikun është mundur 0-4, me Sopotin B 0-3, me Pajovën 1-4 dhe me Jong-Bojs 0-3, por këtë radhë në “tavolinë”. I vetmi barazim është me Fushë-Mbretin 2-2.
Në këto kushte, edhe pse konsiderohej skuadra e dytë, e cila mund të ishte një aktivizim për ato që nuk mund të luanin në ekipin e parë të trajnerit Luan Metani, klubi ka vendosur ta largojë skuadrën nga kampionati.
E në një farë mënyre kjo duket se prish grupin B të këtij sezoni të Kategorisë së Tretë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.