AlbanianSport.com 21.12.2014 16:35
ASNN – Ashtu siç paralajmëruar dhe një javë më parë, kohë në të cilën kikboksi shqiptar zhvilloi Kupën e Shqipërisë në sallën sportive “Farie Hoti” në Tiranë, kjo federatë duket se do të jetë e treta në radhë në zhvillimin e analizave vjetore.
E ka hapur serinë e tyre Federata Shqiptare e Atletikës, për të vazhduar më pas alpinizmi, ndërsa tani e ka radhën kikboksi.
Sipas lajmërimit që ka bërë presidenti i Federatës Shqiptare të Kikboksit, Xhavit Bajrami, apo dhe sekretarit të përgjithshëm të saj Bledar Kuka, analiza vjetore do të zhvillohet më 27 dhjetor në ora 10:00 në mjediset e ish-kompleksit “Dinamo”, sot Agjencia e Shërbimit të Sportit.
Kikboksi edhe si sport i ri, por që ka sjellë medalje ndërkombëtare nga Botërori i Spanjës, ka shumë për të thënë në analizën vjetore, si dhe për të vënë objektiva për vitin 2015.