AlbanianSport.com 21.12.2014 15:50
ASNN – Besëlidhja e ka bërë “tabelë qitjeje” Veleçikun në ndeshjen e luajtur dje në Kamëz, ndërsa koplikasit vazhdojnë të mos luajnë në fushën e tyre.
Duke gjetur “shesh”, lezhjanët kanë bërë “përshesh”, ndërsa kështu vijojnë të ndjekin kryesuesit e Veriut, Tërbunin dhe Mamurrasin.
Serinë e golave e ka hapur Malo në minutën e 25-të, ndërsa më pas, për rreth 8 minuta, përsëri Malo, i cili siqlon 3-golëshin e tij, dhe Xhorxheviç kanë vulosur rezultatin 4-0.
Goli i Kurtajt në minutën e 87-të ka shërbyer thjesht për statistikë, ndërsa në fund rezultati ishte 4-1 për Besëlidhjen.
Kurse Veleçiku është zhytur në fundin e renditjes duke rrezikuar seriozisht rënien nga Kategoria e Parë.
Veleçiku – Besëlidhja 1-4
Shënues: Kurtaj 87’/Malo 25’, 52’, 58’(11-m.), Xhorxheviç 55’
Veleçiku: E. Hallunaj, Hotaj, Gorishta, Banushaj, Hebaj, Pepaj, Ujkaj, Mustafaj (Pjolla 72’), Kurtaj, Idrizi (I. Hallunaj 62’), Nikshiqi (Drobeja 46’). Trajner: D. Rustemaj
Besëlidhja: Rexhepi, Baçi, Jakupi, Dibra (Turkaj 69’), Gjokeja, Gruda, Hoxha, Muçollari, Xhorxheviç, Marashi (Allamani 59’), Malo (Danaj 63’). Trajner: S. Bardhi.
Gjyqtarë: R. Sadiku, A. Mahmuti, E. Bodeci (Elbasani)
Kartonë të verdhë: Gorishta, Hotaj, Banushaj, I. Hallunaj / Hoxha, Dibra