Mustafa Tukseferi, njeriu që dha gjithçka për sportin

Share Button

Bledar-Doci-Muc-Tukseferi

Nga Gjergj Vyshka 20.12.2014 18:45

Mustafa Tukseferi është njeriu që dha gjithçka për sportin. Hyn në listën e atyre shefave të klubit, të paktën në kryeqytet, që i kanë mbajtur gjallë dhe lart klubet shumësportëshe e jo vetëm kaq. Për karrierën e tij të gjatë është në nivelet e larta të Dinamos së Sokol Morinës dhe Partizanit të Isa Tares. Ndaj dhe dje, teksa kishte 65-vjetorin e lindjes, i ka mbledhur të gjithë miqtë e tij në hollin e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve për të bërë lamtumirën me punën zyrtarisht. Por jo ama me kontributin e tij për sportin, sepse është figurë që të paktën në anën organizative mbetet një shembull absolut.

Për gjithçka që ka dhënë, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar dhe Agjencia e Shërbimit të Sporteve i kanë bërë një ceremoni për t’u mbajtur mend gjatë, atje ku nuk kanë munguar dhe vlerësimet nga të gjithë. Që nga nxënësit e tij Agim Reka dhe Ilo Koja, ish-volejbollistë të Tiranës dhe trajner, e deri tek Artan Pogoni, Stavri Bello, Vangjel Koja, Ajet Toska, Isa Tare, Roland Avrami, Vladimir Gjonaj, Luan Zhegu, Ylli Tomori e Lluka Heqimi kanë vlerësuar dhe kanë ngritur lart figurën e Mustafa Tukseferit. Madje Bashkia e Tiranës, nëpërmjet drejtorit të sportit e të rinisë, Artan Pogoni, ka dorëzuar titullin “Mirënjohje” për Tukseferin e madh.

Jo vetëm kaq, tufa me lule nga Toska e Tare, por dhe një dhuratë e veçantë nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit dorëzuar nga Drejtori i Sporteve, Vladimir Gjonaj. E më pas një ekspozitë fotografike ka pasqyruar punën e Tukseferit në të gjitha nivelet e sportit shqiptar. Më parë Mustafa Tukseferi ka ushtruar basketbollin tek Dinamo e Apolonia, hendbollin tek Dinamo, duke u shpallur kampion kombëtar, si dhe atlet me Tiranën. Mësues i edukimi fizik që më 1968 në Fier, për të kaluar më pas në shkollat 8-vjeçare dhe të mesme të kryeqytetit, që nga ajo e gjuhëve të huaja e deri tek “Sami Frashëri”.

Tukseferi ka qenë ndër ata që ka mbajtur klasat sportive të profilit të volejbollit. Por në klubit Tirana do të ishte zëvendës-shef, për t’u bërë më pas nga 1991-2000 shef i klubit shumësporteve bardheblu. Shumë trofe, por dhe rezultate mbresëlënëse në arenën ndërkombëtare me Tiranën në të gjitha disiplinat sportive. Nga 2000 e deri më 2014-ën pjesë Agjencisë së Shërbimit të Sporteve si koordinator i Federatave. Organizimi i tij është i dukshëm në Kampionatet Evropiane të Mundjes, në Evropianin e Peshëngritjes më 2008-tën në Durrës dhe më 2013-tën në Tiranë, në kampionatet ballkanike të të rejave dhe paratërejave në Tiranë, apo dhe në Kupën e Mesdheut në not.

Pjesë e komiteteve drejtuese në Atletikë e Volejboll, por dhe në Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa ka qenë kryetar i Komisionit Teknik. Shumë diploma e medalje në karrierën e tij për të gjitha arritje. E për të gjitha këto, miqtë e tij, sekretarë e president federatash, por dhe gazetarë i kanë uruar: Mos u plaksh kurrë dhe sa më shumë në aktivitet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

Kombëtarja / Pas Balajt, edhe Odise Roshi e mbyll me kuqezinjtë

AlbanianSport.com 14/11/2024 15:45 ASNN – Odise Roshi vendos të tërhiqet nga Kombëtarja, FSHF

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

In Memoriem / Shuhet në moshën 58-vjeçari ish-futbollisti Hekuran Jakupi

AlbanianSport.com 14/11/2024 12:05 ASNN – Ish-futbollisti i njohur i Elbasanit dhe i futbollit shqiptar,

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

Mundje / FSHM, ceremoni të veçantë nderimi për Dudajevin & Abakarovin

AlbanianSport.com 24/02/2024 22:35 ASNN – Federata Shqiptare e Mundjes, edhe duke shfrytëzuar

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

(Video) Mançester Siti zbarkon në Shqipëri, seminar me trajnerët në Tiranë

AlbanianSport.com 22/02/2024 16:45 ASNN – Seminari me trajnerët e Mançester Siti, Sekretari Shulku:

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh