Gjergj Vyshka 20.12.2014 17:05
Vllaznia e ka pasur të vështirë triumfin me Partizanin, sepse edhe të huajt që ka duket se nuk kanë qenë në ditën e tyre më të mirë. Me përjashtim të Saralijës, si Gavraniç, ashtu dhe Pajoviç nuk ishin në ditën e tyre më të mirë. Pa thënë s’janë ata që bëjnë diferencën në skuadrën shkodrane, sepse vetëm atëherë kur luajtën shqiptarët Vllaznia ishte krejtësisht ndryshe.
Partizani ka arritur që në pjesën e parë e të kalojë në epërsi deri në 11-12. Por më pas ka përmbysur Vllaznia, e cila ka fituar 15-13. Në të dytën shkodranët kanë kontrolluar lojën dhe kanë fituar 18-10 dhe në pushim kryesojnë 31-23. Në kushtet kur pjesa e tretë ka nisur me trepikëshin e Çaçit, atëherë është menduar se të kuqtë do të rivalizojnë. Por në fakt nuk ndodh kështu.
Pavarësisht pikëve të ngushta në të pjesët, 19-16 dhe 17-15, në përfundim janë shkodranët fitues të ndeshjes, 67-54 dhe në finale të Kupës së Shqipërisë është Vllaznia. Ajo që duhet theksuar është fakti se shkodranët pritet të vijnë me suitë sot në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, sepse duket se janë bërë gati dhe autobuzët për tifozët. Pa thënë që e tillë do të jetë dhe mbështetja e kamzalinjve.
Pritet një finale e ethshme, paçka se në kampionat diferencat mes të dy skuadrave janë të mëdha.
Vllaznia – Partizani 67-54
(15-13, 16-10, 19-16, 17-19)
Vllaznia: Saralija (11), Gavraniç (2), Rakaj, Pajoviç (1), Bërdica (11) / Shaqiri, Bekteshi (4), Llazani (18), Ndoja (13), Taraboshi (2), Arra (5). Trajner: B. Gjeçaj
Partizani: Gozhdari (3), Sukaj (9), Byberi (17), Ismeti (4), Divitaraj / Hamati (8), Hysa, Çaçi (8), Dervishi, Pregja (5). Trajner: E. Ismeti
Gjyqtarë: E. Koçi, G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Gjysmëfinalet
Të premten:
Vllaznia – Partizani 67-54
(15-13, 16-10, 19-16, 17-19)
Tirana – Kamza Basket 84-87
(24-19, 22-21, 23-17, 15-29)
Finalja
Të shtunën:
Vllaznia – Kamza Basket (18:00)