Gjergj Vyshka 20.12.2014 08:45
Në fakt në Federatën Shqiptare të Peshëngritjes kanë dashur të bënin të paditurin, edhe pse sipas burimeve të besueshme lajmin për daljen pozitive të Romela Begajt edhe në testin B ka ardhur prej ditësh.
Madje, thuhet se dje presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjoza, së bashku me zëvendëspresidentin Ilir Kulla ka qenë në Budapest, atje ku janë takuar me presidentin e Federatës Botërore të Peshëngritjes, Tomas Ajan, teksa i kanë kërkuar që masa e pezullimit për peshëngritjen shqiptare, gjithnjë nëse edhe Godelli e Pulaku dalin pozitiv në testin B, të konvertohet në gjobë.
Ndërkaq sot pritet të mblidhet kryesia, e cila do të dalë edhe me një vendim për rastin në fjalë, që sërish tregon turp për shtangën shqiptare për medaljet e saj ndërkombëtare.