Gjergj Vyshka 24.09.2014 21:25
Kampionati Botëror i Shahut për Të Rinj, që është duke u zhvilluar në Durban të Afrikës së Jugut, tashmë ka mbërritur në turin e gjashtë.
Nëse në të 4-tin përfaqësuesja e vetme e Shqipërisë në grupmoshën e 8-vjeçareve, Klean Shuqja, është mundur nga Kampionia e Botës për shkollat më 2013-ën, Ezizova Bagul nga Turkmenistani, e djeshmja ka qenë krejtësisht ndryshe.
Edhe pse kanë qenë dy ture brenda ditës, paradite dhe pasdite, Klean ia ka dalë të jetë fituese.
Ajo ka mundur shahisten nga Botsvana, Marape Naledi, dhe më pas dhe afrikanojugoren Ismail Imam.
Me 4 pikë në gjashtë ture, pas 4 fitoreve dhe 2 humbjeve, ajo është në vendin e 14-të mes 51 pjesëmarrësve në këtë grupmoshë.