AlbanianSport.com 19.12.2014 14:35
ASNN – Ja vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, i mbledhur dje:
- 1) Lojtari i KF Skënderbeu, Marko Radas, për sjellje të gabuar dhe pështyrje ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.f të KDS-së
- 2) KF Skënderbeu, për sjellje të keqe të tifozërisë së saj, si dhe përdorimin e mjeteve ndezëse pa shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, dënohet me gjobë me vlerë 50.000 lekë të rinj, bazuar në nenin 64/1.e dhe 65/1 të KDS-së
- 3) KF Kukësi për hedhje të mjeteve ndezëse në fushën e lojës, duke shkaktuar ndërprerjen e saj, dënohet me 1 ndeshje pa spektator në stadiumin përkatës, bazuar në nenin 66/3.a të KDS-së
- 4) Lojtari i KF Sopoti, Shkëlqim Hajdari, dhe lojtari i KF Luftëtari, Fejzo Shenaj, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dënohet secili me 1 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48/1.d të KDS-së
- 5) Trajneri i KF Luftëtari, Bledar Devolli, për protesta me gjeste ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56/1.a të KDS-së
- 6) KF Pogradeci, për sjellje të keqe të tifozerisë së saj, si dhe mos marrje masash organizative për mbarëvajtjen e ndeshjes me KF Lushnja, dënohet me gjobë me vlerë 15.000 lekë të rinj, bazuar ne nenin 64/1.e, 65/1 dhe 136/1.a të KDS-së
- 7) Lojtari i KF Tirana B, Franc Kosova, për ofendim të publikut dhe lojtarit kundërshtar dënohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenet 48/1.d dhe 53 të KDS-së
- 8) Trajneri i KF Albpetrol, Llazar Dushi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dënohet me 10 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së
- 9) Trajneri i KF Iliria U-15, Dashamir Cangu, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49/2.a të KDS-së
- 10) Lojtari i KF Iliria U-15, Gert Debrori, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.1/a të KDS-së.