Gjergj Vyshka 18.12.2014 23:30
Tërbuni i pandalshëm, di t’ia dalë edhe në Kamëz. Nga një 11-metërsh i humbur për skuadër, por në fund, sikundër edhe ishte përfolur edhe para një jave, janë pukjanët që triumfojnë. Incidente, kapsolla në fushë, humor dhe festë, atmosfera në stadiumin e periferikëve.
Ndërkohë humori ka ardhur nga njëri prej pjesëtarëve të barrelës në fushën e lojës, sepse ndërsa transportonin Agastrën e dëmtuar, atij i bie celulari dhe e lë barrelën për të folur në telefon. Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë që e kanë shoqëruar në Komisariatin Nr. 5.
Dhe në përfundim të ndeshjes festa e futbollistëve të Tërbunit me tifozerinë e zjarrtë të tyre, ndërsa këta të fundit nuk i kanë kursyer thirrjet për deputetin Mark Frrokun. Dhe më pas e kanë vazhduar festën e tyre dhe në qendër të Kamzës derisa ka ardhur autobusi për t’i kthyer në Pukë.
Gjithçka ka qenë nën vëzhgimin e policisë, e cila dhe dje e ka mbajtur në mënyrë të përkryer rregullin brenda dhe jashtë stadiumit të periferikëve të kryeqytetit.