AlbanianSport.com 18.12.2014 19:50
ASNN – Organizmi që qeveris futbollin botëror, FIFA, ka publikuar si çdo mes muaji renditjen e përgjithshme të përfaqësueseve të Futbollit
Në përditësimin e fundit për këtë vit të klasifikimit botëror, skuadra kuqezi ka humbur 8 pozicione, pasi në muajin nëntor renditej në vendin e 50-të. Rezultatet në dy miqësoret e fundit kundër Francës dhe Italisë kanë ndikuar në renditjen e fundit të FIFA-s, ashtu si paraqitjet e ekipeve të tjera.
Kuqezinjtë morën një barazim historik, 1-1, në miqësoren e 14 nëntorit me Francën në fushën e kësaj të fundit, në takimin e vlefshëm për grupin tonë Eliminator, por që nuk mbarti pikëzim.
4 ditë më pas, Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Xhovani De Biazi u mund minimalisht nga Italia, në të parën miqësore zyrtare në nivel të rriturish midis dy ekipeve përfaqësuese.
Gjermania e ka mbyllur vitin 2014 në vendin e parë të renditjes botërore, ndërsa kampionët e botës lënë pas dy përfaqësueset amerikanolatine, Argjentinën dhe Kolumbinë.