AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30
ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet.
Sipas burimeve pranë kampit kuqezi, grupi u stërvit i plotë dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë fizike dhe do të jenë në dispozicion të trajnerit Silvinjo për ndeshjen ndaj Çekisë. Atmosfera është shumë e mirë dhe të gjithë djemtë janë të motivuar për të dhënë maksimumin.
Për më tepër në një stadium që do të jetë i mbushur në maksimum nga tifozët e Kombëtares për këtë takim. Seanca stërvitore zgjati rreth një orë dhe ekip në fushë provoi disa situata të ndryshme loje dhe vendosje taktike. Ndeshja Shqipëri-Çeki, e vlefshme për grupit B1 të Ligës së Kombeve, do të luhet të shtunën në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45.