AlbanianSport.com 15/11/2024 18:25
ASNN – Trajneri Silvinjo dhe qendërmbrojtësi Arlind Ajeti dolën mbrëmjen e së premtes në konferencën zyrtare për shtyp në prag të sfidës ndaj Çekisë, të vlefshme për Ligën e Kombeve, që do të luhet të shtunën në Stadiumin “Arena Kombëtare”, duke nisur nga ora 20:45. Trajneri Silvinjo tha se nëse skuadra jep 100% në fushë, mund të marrë rezultatin pozitiv. Brazilian i stolit të Shqipërisë vlerësoi ndër të tjera çekët, ndërsa tregoi edhe se si paraqitet gjendja në kampin e kuqezinjve.
“Fillimisht, dua të shpreh respektin për Ajetin, ka bërë dy kampionate evropianë dhe si shumë prej lojtarëve tanë jep çdo gjë në fushë, – ka thënë fillimsht Silvinjo, duke iu referuar mbrojtësit kuqezi. – Ka bërë një Europian shumë të mirë. Gjithmonë ndeshja e radhës është më e rëndësishmja, edhe sikur të ishte e kundërta. Ndeshja e radhës është shumë e rëndësishme. Ata kanë një avantazh me një pikë nga të gjitha ekipet e grupit.”
“E kemi thënë që ky është një grup shumë i vështirë, jemi të gjithë afër me pikë, 7, 6, 4, – ka vijuar më tej kreu brazilian i stolit kuqezi. – Mund të ndodhë çdo gjë. Të premten duhet të hyjmë në fushë me 100%-shin tonë. Kemi mundësi nëse japim 100%, kemi publikun tonë. Avantazhi jonë është që luajmë në shtëpi. Ata kanë një pikë më shumë, ne kemi njerëzit tanë këtu. Për këtë arsye, ndeshja e së premtes është shumë e rëndësishme.”
https://www.youtube.com/live/bXLT5Dcuk54?si=KjGQxnqJ1VNFfaPb