(Video) Nën-17-vjeçarët / Shqipëria fiton 3-2 me përmbysje ndaj Polonisë

Share Button

AlbanianSport.com 15/11/2024 17:50

ASNN – Miqësoret e moshave, Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve fiton 3-2 me përmbysje ndaj Polonisë, vendosin golat e Kullës & Voglit. Kështu, Kombëtarja kuqezi e Nën-17-vjeçarëve e fitoi të premten ndeshjen e parë miqësore ndaj Polonisë, të luajtur në fushat e “Shtëpisë së Futbollit”, siç njihet ndryshe selia e Federatës Shqiptare të Futbollit në kryeqytet.

Kuqezinjtë triumfuan 3-2, në një takim spektakolar që u vendos nga dy golat e Gabriel Kullës dhe një i Serxhio Voglit. Trajneri kuqezi, Andrea Tedesko e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Polonisë së Nën-17-vjeçarëve: Rafaele Huli (portier), Darli Kurti, Kris Gecaj (kapiten), Andreas Llana, Lucas Çekrezi, Fabjano Nuhaj, Rikardo Sheji, Ernesto Marqeshi, Gariel Kulla, Alen Vukaj dhe Arman Durmisi.

Në fakt, në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua një ndeshje e luftuar dhe në pjesën e parë u shënua vetëm një gol në fund, teksa ishte Polonia që kaloi në epërsi me anë të Jakub Kaçovkës. Në pjesën e dytë të lojës, kuqezinjtë ishin spektakolarë. Shqipëria barazoi fillimisht rezultatin në minutën e 53-të me Gabriel Kullën, teksa sulmuesi kuqezi realizoi një supergol nga goditja e dënimit.

Polonia rigjeti sërish epërsinë në të 56-ën, megjithatë Kulla ishte i pandalshëm dhe barazoi shifrat në 2-2 vetëm 10 minuta më pas. Sulmuesi bëri gjithçka mirë brenda zonës dhe me një goditje të bukur shënoi golin e dytë personal. Shqipëria përmbysi gjithçka në minutën e 79-të me Serxhio Voglin. Mesfushori kuqezi vulosi fitoren spektakolare të Shqipërisë me një gol me kokë nga brenda zonës.

Në fund sfida u mbyll me fitoren e Shqipërisë së Nën-17-vjeçarëve me rezultatin 3-2. Takimi i dytë miqësor midis Shqipërisë dhe Polonisë do të luhet 3 ditë më pas, më 18 nëntor, duke nisur nga ora 10:00, po në “Shtëpinë e Futbollit”. Këto miqësore janë shumë të vlefshme për ekipin kombëtar të Nën-17-vjeçarëve dhe për stafin kuqezi për të testuar sa më shumë lojtarë të rinj dhe për të ndërtuar grupin që do të përfaqësojë Shqipërinë në finalet e Kampionatit Evropian “Shqipëri 2025”.

https://www.youtube.com/live/NCD3aB9EPWI?si=9S3nr2G16IMk9X1N

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh