AlbanianSport.com 14/11/2024 20:20
ASNN – Përfaqësuesja e Kosovës ka zhvilluar të enjten stërvitjen e saj të fundit në stadiumin “Arena National” në Bukuresht, ku të premtej në mbrëmje do të përballet me Rumaninë. “Puna ime është ta përgatis ekipin në mënyrën më të mirë të mundshme dhe këtë e kemi bërë gjatë ditëve të fundit, – ka deklaruar trajneri i Kosovës, Franko Foda.
“Pres që nesër të ketë respekt në fushë dhe të tregojmë lojën më të mirë të mundshme, – theksoi ai, duke vijuar: “Përkundër faktit që kemi pësuar një humbje 0-3 në Prishtinë, besoj se me paraqitjen që kemi treguar kemi qenë të përafërt, por kemi pësuar gola të lehtë dhe kjo ka ndikuar në atë rezultat. Sa i përket paraqitjes nuk them se kemi pasur shumë dallim nga kundërshtari.:
“Pastaj, i kemi fituar nëntë pikë ndaj Qipros dhe Lituanisë dhe kjo ka rritur besimin e ekipit, – ka theksuar kreu austriak i stolit të “Dardanëve”. – Kemi treguar se kemi bërë një hap përpara. Kemi shumë mungesa të rëndësishme ndaj një kundërshtari shumë të fortë. Besoj se ekipi është më lart se sa ka qenë në shtator dhe besoj e është i gatshëm ta tregojë gjithë potencialin në kërkim të fitores”.
“Është e qartë se ne jemi këtu për të tentuar fitoren. Duhet të jemi agresiv, ta fitojmë topin sa më shpejt. Do të kemi 90 minuta kohë për ta fituar ndeshjen. Gjithçka është në duart tona. Nëse duam vendin e parë, duhet ta fitojmë këtë ndeshje”, – ka përfunduar Franko Foda, ndërsa ndeshja midis Rumanisë dhe Kosovës do të luhet duke nisur nga ora 20:45.