Gjergj Vyshka 18.12.2014 15:15
Grupi i Veriut i Kategorisë së Dytë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur ndeshjet e javës së parafundit të fazës së parë. Ajo që bie në sy është fitorja e Korabit, që është i pandalshëm edhe në Patos.
Ndërkohë që Erzeni, edhe duke shkatërruar Olimpikun, 4-1, vazhdon t’i ndjekë dibranët nga pas. Luzi 2008 edhe duke fituar në fushën asnjanëse të Krujës ndaj Shënkollit është ngjitur në vendin e tretë, ndërsa është kthyer tek suksesi edhe Tirana B.
Një barazim interesant është arritur mes Vorës dhe Domosdovës dhe java do të mbyllet sot në Pezë-Helmës me ndeshjen ndaj Partizanit B dhe Skraparit.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 12-të
(17-18 dhjetor 2014)
Të mërkurën:
Shënkolli – Luzi 2008 1-2
Erzeni – Olimpik 4-1
Vora – Domosdova 1-1
Sukthi – Tirana B 0-2
Albpetrol – Korabi 0-1
Të enjten:
Partizani B – Skrapari (ora 12:00)
Teuta B pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 11 10 1 0 16-3 31
- Erzeni 11 10 0 1 32-13 30
- Luzi 2008 12 7 2 3 21-8 23
- Partizani B 10 6 3 1 12-1 21
- Shënkolli 11 4 2 5 20-15 14
- Vora 11 3 4 5 16-17 13
- Sukthi 11 3 3 5 12-15 12
- Tirana B 11 3 3 5 16-20 12
- Albpetroli 11 2 5 4 8-12 11
- Teuta B 11 2 4 5 13-15 10
- Olimpik 11 2 3 6 14-21 9
- Domosdova 11 1 2 8 8-27 5
- Skrapari 10 1 2 7 4-26 5