Gjergj Vyshka 18.12.2014 13:25
Duke folur pas ndeshjes së humbur me Tërbunin, trajneri i Kamzës, Ylber Zani, deklaroi: “11-metërshi i humbur nga Blloku ka rënduar në lojën e skuadrës. Gabimet nuk janë të një individi, por të të gjithë skuadrës. Megjithatë unë jam i kënaqur për atë që ka dhënë skuadra. Mos harroni se kemi luajtur përballë një kundërshtari të përgatitur dhe solid, i cili është ndër të parët që ka nisur periudhën përgatitore në mesin e korrikut.”
“Ndeshja ishte e vështirë, por nëse do të kishim kaluar në avantazh do të kishim tjetër rezultat. Megjithatë vazhdojmë përpara”, – ka shtuar Zani.
Ndërsa homologu i tij, trajneri shkodran i Tërbunit, Elvis Plori, ka theksuar: “Është fitorja e 7-të radhazi, ndërsa kjo tregon vazhdimësinë e rezultateve pozitive që ka skuadra jonë, e cila tashmë është e sigurt në rrugën e saj drejt Kategorisë Superiore. Duhet t’i falënderoj të gjithë djemtë për shpirtin e lartë të garës që kanë treguar në fushën e lojës. Ky është Tërbuni që do të vazhdojë i qetë drejt Superiores. Dhe për këtë nuk kemi dyshime për vazhdimin normal të punës sonë.”