AlbanianSport.com 11/03/2024 19:00
ASNN – Kategoria Superiore, mbyllet java e 27-të. Kukësi shtang Laçin, Vllaznia thyen Skënderbeun, shtyhet Dinamo-Teuta. Me dy ndeshjet e zhvilluara të dielën, njëra pasdreke e tjetra në mbrëmje, ka nisur java e 27-të e Kategorisë Superiore.
Më herët, Partizani është treguar cinik në Rrogozhinë, duke e mundur Erzenin 4-0, ndërsa në mbrëmje, Egnatia nuk e ka gjetur dot fitoren, duke u ndalur në minutën e 7-të shtesë nga Tirana, që sidoqoftë rrezikon gjithnjë e më tepër vendin në 4-shen e parë.
Kështu, ka përfunduar faza e tretë e Kategoria Superiore dhe Tirana dhe Egnatia ndajnë pikët, fitojnë Partizani, Kukësi e Vllaznia. Dy takimet e para të javës së 27-të u zhvilluan të dielën.
Partizani fitoi ndaj Erzenit me rezulutatin e thellë 4-0. Ndërsa takimi Tirana-Egnatia përfundoi në barazim 1-1. Të hënën u luajtën edhe dy ndeshje të tjera. Kukësi u rikthye te fitorja në kampionat pasi mundi Laçin me rezultatin minimal 1-0.
Vllaznia mori fitoren e radhës pasi mposhti Skënderbeun në Korçë 0-1. Kurse takimi Dinamo City-Teuta është shtyrë për shkak të kushteve atmosferike dhe do të luhet në ditët në vazhdim.