AlbanianSport.com 11/03/2024 17:10
“UEFA Development” për Nën-16-vjeçaret, Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës. Turneu “UEFA Development” në futboll për femra për grupmoshën e Nën-16-vjeçarëve, që organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), nisi të hënën në fushat e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet, me dy ndeshjet e para, Skoci-Portugali dhe Shqipëri-Kosovë.
Takimi i parë i ditës ishte Skoci-Portugali. Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi në barazim 1-1, ndërsa nga goditjet e 11-metërshve triumfoi Skocia 4-2. Shqipëria e futbollit të femrave u mposht nga Kosova me rezultatin 0-6. Trajnerja Cyme Lulaj e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Kosovës: Lusia Krraba në portë, Imelda Ara, Albina Tashi, Marina Rushaj, Erina Bajramaj, Desara Lorja, Albana Malaj, Samanta Hysa, Aishe Sulejmani, Gelda Kadiolli, Egla Hoxha.
Vajzat e Kosovës realizuan 4 atër gola që në pjesën e parë, ndërsa në atë të dytën shënuan edhe dy gola të tjerë. Takimi i radhës për Shqipërinë e Nën-16-vjeçareve në turneun UEFA Development është ndaj Skocisë, të mërkurën, duke nisur nga ora 14:30. Po të mërkurën do të luhet edhe sfida tjetër e këtij turneu, ajo Portugali-Kosovë, që nis në orën 11:30.
Kalendari dhe rezultatet e ndeshjeve në turneun
“UEFA Development“ për Nën-16-vjeçaret
11 mars 2024:
Skoci – Portugali 1-1 (4-2 pas 11-m.)
Shqipëri – Kosovë 0-6
13 mars 2024:
Portugali – Kosovë (11:30)
“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
Shqipëri – Skoci (14:30)
“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
15 mars 2024:
Shqipëri – Portugali (14:30)
“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë
16 mars 2024:
Kosovë – Skoci (11:30)
“Shtëpia e Futbollit”, Tiranë