Legjionarët / Fundjavë e shkëlqyer kuqezi me 7 gola & dy pasime për gol

Share Button

AlbanianSport.com 11/03/2024 13:30

ASNN – Paraqitjet e legjionarëve, Cikalleshi dhe Uzuni realizojnë nga dy gola, shënon edhe Manaj. Gjimshiti & Broja japin pasime për gol. Kështu, legjionarët kuqezi po gëzojnë një formë fantastike para grumbullimit të parë për këtë vit me Kombëtaren. Edhe në javën që lamë pas, futbollistët e Kombëtares shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit kanë shkëlqyer me klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola e pasime për gol.

Myrto Uzuni zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer me Granadën në takimin ndaj Real Sociedadit. Sulmuesi kuqezi realizoi dy gola që në pjesën e parë, fillimisht në minutën e 21-të, falë një 11-metërshi, dhe, më pas, në minutën e 3-të shtesë të pjesës së parë, duke i dhënë sërish epërsinë Granadës. Në fund, sfidën e fitoi Real Sociedadi me shifrat 3-2, por Uzuni u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.1 nga faqja e specializuar për statistika, “Sofascore”.

Dy gola realizoi edhe Sokol Cikalleshi në sfidën e Konyaspor ndaj Adana Demirsporit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare zhbllokoi takimin nga pika e bardhë në minutën e 9-të dhe gjeti rrugën e rrjetës sërish me 11-metërsh, në minutën e 45-të. Në fund takimi u mbyll në barazim 2-2, por  edhe Sokol Cikalleshi u shpall lojtari i ndeshjes, i vlerësuar me notën 8.3 nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”. Në kampionatin turk shënoi edhe Rei Manaj.

Sulmuesi kuqezi realizoi një predhë të vërtetë nga goditja e dënimit dhe ky ishte goli i 15-të në kampionat me fanellën e Sivasporit. Ndërkaq, kapiteni i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer në takimin ndaj Juventusit. Qendërmbrojtësi kuqezi dhuroi pasimin e golit të barazimit të shënuar nga Koopmeiners në minutën e 75-të. Në fund të sfidës, Gjimshiti u vlerësua si lojtari më i mirë në prapavijën e Atalantës, me notën 7.3, nga faqja e specializuar për statistika “Sofascore”.

Protagonist këtë javë ishte edhe Armando Broja në Premier Ligën Angleze, teksa dha një pasim për gol në sfidën e Fulhamit ndaj Vulverhempton Uondërërs. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 80-të, kur rezultati ishte 2-0 për Vulverhemptonin dhe, në minutat shtesë, Broja dha pasimin e fundit për Iuobin, që ngushtoi diferencën. Edhe sulmuesi i Shpresave, Kristian Shpendi, vijon të jetë i pandalshëm në Serinë C italiane, teksa shënoi dy gola në takimin ndaj Karrarezes.

Në fund, Çezena e tij u mund 2-3, por kryeson renditjen me 74 pikë, ndërsa Kristian Shpendi shkoi në kuotën e 19-të golave në kampionat. Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan edhe Ardian Ismajli, Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Frederic Veseli, Ylber Ramadani, Anis Mehmeti, Qazim Laçi, Nedim Bajrami, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku. Ndërkohë dhanë kontributin e tyre si zëvendësues edhe Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Keidi Bare, Marash Kumbulla dhe Klaus Gjasula.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh