“UEFA Grow”, 55 federata diskutojnë risitë e Komunikimit & Marketingut

Share Button

AlbanianSport.com 07/03/2024 20:00

ASNN – Komunikimi & Marketingu, UEFA Grow mbledh përfaqësuesit e 55 federatave anëtare për të diskutuar risitë më të fundit. Organizmi që qeveris futbollin kontinental mblodhi pak ditë më parë në Budapest përfaqësues nga të 55 federatat anëtare në një aktivitet me rëndësi siç është Konferenca “UEFA Grow, Komunikimi dhe Marketingu”, për të shkëmbyer njohuritë dhe risitë më të fundit teknologjike me disa lektorë dhe ekspertë mjaft të njohur nga e gjithë bota.

Ndër temat kryesore të diskutuara përgjatë 3 ditëve të konferencës, ishte analizimi i evolucionit televiziv, përdorimi i Inteligjencës Artificiale për efikasitet operacional, strategjitë për të angazhuar audiencën dixhitale dhe moshat e reja, rritja e futbollit të femrave dhe maksimizimi i vlerës së sponsorizimit. Gjithashtu, të ftuar specialë ishin edhe trajneri i  Portugalisë, Roberto Martinez, i cili ndau me të pranishmit idetë dhe eksperiencën e tij mbi komunikimin dhe menaxhimin e nivelit të lartë, si edhe shefi i gjykimit në UEFA, Roberto Roseti.

Federata Shqiptare e Futbollit u përfaqësua në këtë konferencë nga Drejtori i Departamentit të Komunikimit, Fatjon Kodra dhe Drejtorja e Departamentit të Marketingut, Fatma Gjini, ndërkohë që morën pjesë edhe përfaqësues të nivelit të lartë drejtues të UEFA-s. Konferenca theksoi rolin qendror të UEFA-s në bashkëpunimin me të 55 federatat anëtare, pavarësisht nëse marrin pjesë ose jo në finalet e EURO 2024, për të krijuar një zë të bashkuar për turneun më të madh kontinental.

Nëpërmjet shkëmbimit të njohurive dhe ideve, UEFA po ndërton skenën e duhur për një turne që premton të jetë magjepsës dhe frymëzues, duke promovuar gjithashtu punën fantastike që secila prej federatave anëtare bën për të zhvilluar lojën. Promovimi dhe zhvillimi i futbollit në të gjithë Evropën është në thelbin e UEFA Grow, një program i krijuar për të rritur futbollin evropian në mënyrë sistematike dhe strategjike në partneritet me federatat anëtare, duke i mbështetur ato që të jenë në gjendje të maksimizojnë potencialin e tyre të plotë si brenda dhe jashtë fushës.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh