“Kukësi” u kushton protagonistëve shtrenjt, ja të gjitha vendimet e sotme

Share Button

AlbanianSport.com 29/02/2024 19:20

ASNN – Disiplina “syrgjynos” shefin e Kukësit. Naim Halili ndëshkohet për 2 vjet nga Komisioni i Disiplinës në FSHF. Kështu, është mbajtur të enjten mbledhja e radhës e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), ku spikati ndër të tjera vendimi për zyrtarin e FK Kukësit, Naim Halili, i cili për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes para fillimit të ndeshjes ndaj Erzenit, dënohet me 2 vite pezullim nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF.

Atij i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit. Po kështu, Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe duke lejuar hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës, dënohet me gjobë në masën 300,000 lekë dhe zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

Po kështu, lojtari i Skënderbeu, Dejvid Janaqi, dhe ai i Partizanit, Arinaldo Rrapaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, dënohen me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti. Ndërkaq, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, Egnatia, Tirana, Skënderbeu, AF Elbasani, Tomori dhe Shkumbini janë ndëshkuar me gjobë në vlera të ndryshme financiare, që variojnë nga 50,000, në 100,000, në 200,000 e deri në 300,000 lekë.

Ndërsa për protesta ndaj vendimeve të gjyqtarëve, dënohen me dy ndeshje pezullim zyrtari i KF Lushnja, Mario Sula, zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola dhe zyrtari i FC Iliria, Gentian Selmani, ashtu sikundër për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, Lojtari i Maliqit, Kostandino Dramolli dënohet me 4 ndeshje pezullim, ndërsa Lojtari i Turbinës, Florian Peqini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, dënohet po ashtu me 4 ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Po kështu janë marrë një numër i madh vendimesh për kampionatet e moshave. Më poshtë keni të gjitha vendimet:

 

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 29.02.2024

 

  1. FK Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 2 (dy) ndeshjeve pa spektatorë.

 

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

 

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe fyer tifozerinë mike, në bazë të neneve 13/2, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.

 

  1. Lojtari i KF Skënderbeu, Dejvid Janaqi, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i FK Partizani, Arinaldo Rrapaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe duke lejuar hyrjen e spektatorëve në fushën e lojës, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/a, 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

 

  1. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes para fillimit të ndeshjes midis FK Kukësi kundër FK Erzeni, në bazë të neneve 6/2/a, 13/2, 14/1/k, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, dënohet me 2 (dy) vite pezullim nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet dhe veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

 

  1. Zyrtari i KF Lushnja, Mario Sula, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 

  1. FK Tomorri, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.

 

  1. Zyrtari i KF Sopoti, Besnik Kola, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Zyrtari i FC Iliria, Gentian Selmani, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i KF Maliqi, Kostandino Dramolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

  1. Zyrtari i KF Maliqi, Erjon Beqiraj, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes së gabuar duke vonuar fillimin e ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

 

  1. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese ndaj ekipit kundërshtar dhe FSHF, në bazë të neneve 13/2 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

 

  1. Lojtari i KF Turbina, Florian Peqini, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe lojtarëve kundërshtarë, në bazë të neneve 14/1/b dhe 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

  1. Lojtari i FC Laberia U-19, Flavio Fasliu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i FC Laberia U-19, Fabian Veraj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Manuel Hajrulla, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Hetem Lushaj, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i Flamurtari FC U-16, Alesiano Axhaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i Flamurtari FC U-16, Kleidi Selimaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i AF Shqiponjat U-16, Abdulkerim Salihi, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i AF Shqiponjat U-16, Bjorn Terziu, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Zyrtari i FK Partizani U-21, Gerd Haxhiu, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i FK Partizani U-21, Edmir Vidrica, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i FK Partizani U-21, Xheis Rushiti, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Lojtari i FK Bylis U-21, Victor Joao Sousa De Gutierrez, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Atletik Klub U-15, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë U-15, kunder KF Lushnja U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. FC Autokton U-13, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kundër AF Titans U-13, në bazë të neneve 19/2 dhe 19/4/a të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

 

  1. Zyrtari i FC Autokton U-13, Anjed Xhepexhiu, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të nenit 19/4/b të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

 

  1. Zyrtari i AF Dajti B U-13, Ramazan Gjeldiu, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

 

  1. Lapraka Sport B U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Lions B U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. Zyrtari i AF Tekstil C U-11, Alfred Duka, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

 

  1. Zyrtari i Dinamo City U-13, Kastriot Hysa, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

 

  1. Zyrtari i FK Partizani U-11, Adriatik Gjoni, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

 

  1. Tirana 19 Akademi U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Ali Demi U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. Alfa Futboll Albania U-7, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder East Park U-7, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. Zyrtari i Titans U-9, Bektash Capoku, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

 

  1. Holle U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Akademia e Futbollit U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. KF Spartaku U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, zona Rajonale Tiranë, kunder Atletik Tirana U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. Zyrtari i Titans U-11, Emil Bualjoti, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.

 

  1. Don Bosko Academy Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të zonës Rajonale Tiranë, kunder Lapraka Sport Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. FC Internacional Tirana Femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të zonës Rajonale Tiranë, kunder Lapraka Sport Femra, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

 

  1. Zyrtari i Akademia e Futbollit Peza Sport, Elidon Xhemali, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të mos paraqitjes së dokumentacionit të duhur, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF

 

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftetari, Jersival Sousa Santos, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

  1. Pranimin e kërkesës së lojtarit të AF Luftetari, Nazmi Gaba, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

  1. Rrëzimin e kërkesës së KF Besëlidhja si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh