AlbanianSport.com 27/02/2024 19:15
ASNN – Radha e Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve të zbresë në fushë, grumbullim 3 ditor në Tiranë. Trajneri Dama teston 20 futbollistë. Kështu, pas ekipeve kombëtare të Nën-17 e Nën-19-vjeçarëve, është radha e Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve të zbresë në fushë për të zhvilluar një grumbullim 3-ditor me lojtarët e kësëaj grupmoshe që aktivizohen në klubet dhe akademitë e futbollit shqiptar. Ky është grumbullimi i parë për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armand Dama, ku synimi kryesor është vëzhgimi nga afër i lojtarëve më të spikatur për këtë grupmoshë.
Trajneri Dama ka zbardhur sot listën me 20 futbollistët e thirrur, të cilët i përkasin vitlindjes 2010. Nën drejtimin e trajnerit shqiptar, kuqezinjtë e vegjël do të grumbullohen të mërkurën në Tiranë. Ato do të zhvillojnë seancat stërvitore në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”, teksa do të punohet më shumë në aspektin fizik, teknik si dhe taktik individual. Në programin 3-ditor të grumbullimit të Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve është edhe një miqësore me ekipin e kësaj grupmoshe të Qendrës Rajonale Fier.
Në të njëjtën kohë, trajneri i ekipit kombëtar të Nën-15-vjeçarpve, Armand Dama, si edhe trajnerët e ekipeve zinxhir të moshave kuqezi po punojnë çdo ditë edhe me projektin “Step By Step” që ka si qëllim të angazhojë të gjithë kuqezinjtë e vegjël që luajnë në Shqipëri, me qëllim rritjen e cilësisë së lojtarëve vendas, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve kombëtare të moshave. Më poshtë edhe lista e 20 lojtarëve të thirrur nga trajneri Armand Dama për grumbullimin 3-ditor: