AlbanianSport.com 26/02/2024 18:55
ASNN – Mbyllet java e 25-të e Kategorisë Superiore. Të hënën u luajtën dy sfidat e fundit, Vllaznia fiton, Tirana e Laçi ndajnë pikët. Me dy takimet e fundit, të luajtur të hënën në mbrëmje përkatësisht në Durrës dhe në Elbasan, është mbyllur java e 25-të e Kategorisë Superiore. Kështu, është luajtur java e 25-të e nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit dhe 3 takimet e para u zhvilluan të dielën. Sfida Egnatia-Teuta në Stadiumin “Egnatia Arena” përfundoi në barazim pa gola 0-0.
Ndërsa Erzeni mori një fitore të rëndësishme në transfertë, pasi mundi Kukësin me rezultatin 2-1. Kuksianët shënuan të parët, ndërsa në pjesën e dytë janë shijakasit përmbysën rezultatin dhe u ngjitën në vendin e 8-të të renditjes në Kategorinë Superiore me 28 pikë. Ndërkaq, Skënderbeu mundi Partizanin në Korçë me rezultatin minimal 1-0.
Korçarët shndërruan në gol një 11-metërsh në minutën e 38-të të pjesës së parë dhe deri në fund mbrojtën fitoren, duke e bërë tepër interesante garën për “4-shen Finale”. Të hënën u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit të javës së 25-të. Sfida Tirana-Laçi që u zhvillua në “Elbasan Arena” përfundoi në barazim 1-1. Ndërsa Vllaznia triumfoi në “Niko Dovana” ndaj Dinamo City me rezultatin minimal 1-0. Tani shkodranët renditen në vendin e dytë në Superiore, me 43 pikë.