AlbanianSport.com 17.12.2014 15:50
ASNN – Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit, i mbledhur dje në takimin e radhës, nisur dhe nga fakti se sot do të luheshin java respektive si për Kategorinë Superiore, ashtu dhe për Kategorinë e Parë e të Dytë, është treguar i ashpër për inferiorët.
Janë dhënë dhe trepikësha në “tavolinë”, ndërsa dënimin më të rëndë të javës e ka pësuar Kinostudio e Nën-15-vjeçarëve, atje ku trajneri është dënuar dy vjet, si dhe janë zbritur gjashtë pikë nga klasifikimi ekipit.
Ja dhe vendimet e djeshme të Komisionit të Disiplinës:
- Lojtari i KF Kastrioti, Denis Xhaferri, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar dënohet me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48.1/e të KDS-së.
- Trajneri i KF Besa, Bledar Sinella, për protesta me fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56.1/a të KDS-së.
- KF Veleçiku për braktisje të ndeshjes me KF Kamza dënohet me humbjen e ndeshjes në “tavolinë”, 3-0, bazuar në nenin 55.1 të KDS-së.
- Lojtari i KF Përmeti, Fatjon Qamo, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 12 muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.1/b të KDS-së
- Lojtarët e KF Egnatia, Indrit Tahiri dhe Erlind Gjuzi, për goditje me grushta dhe shkelma ndaj lojtarëve kundërshtar, dënohen secili me 8 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48.1/e të KDS-së.
- Zëvendëstrajneri i KF Orikumi, Bledar Boxhani, për protesta me fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56.1/a të KDS-së.
- Lojtari i KF Këlcyra, Aristidh Coli, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 6 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.1/a të KDS-së.
- Lojtari i KF Teuta B, Serxho Rapi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dhe tifozërisë kundërshtare, dënohet me 3 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në bashkim të neneve 48.1/d dhe 53 të KDS-së.
- Lojtari i KF Teuta B, Euger Shehi, për protesta me fjalë ofenduese ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me 2 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 56.1/a të KDS-së.
- KF Tirana B, për mosmarrje masash organizative në ndeshjen me KF Erzeni, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 64.1/d dhe 65.2 të KDS-së.
- Në lidhje me ankesën e arbitrit Enea Jorgji, Komisioni i Disiplinës Sportive vendosi ta shqyrtojë këtë ankesë në mbledhjen e ardhshme në mënyrë që të thërrasin përfaqësuesit e KF Besëlidhja”.
- Mospranimin e kërkesës së FC Term si të pa bazuar në Rregullore dhe Kodin e Disiplinës Sportive.
- KF Brian’s U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF Flamurtari U-17, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0, bazuar në nenin 55.1 të KDS-së.
- Lojtari i KF Elbasani U-19, Amarildo Mema, dhe lojtari i KF Partizani U-19, Klark Lila, për goditje të lojtarit kundërshtar, dënohet secili me 5 ndeshje pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 48.1/e të KDS-së.
- Trajneri i KF Kinostudio U-15, Gledis Gjonpalaj, për goditje ndaj zyrtarit të ndeshjes dënohet me 24 muaj pezullim nga aktiviteti, bazuar në nenin 49.2/b të KDS-së.
- KF Kinostudio U-15, për ushtrim dhune dhe sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, dënohet me zbritjen e 6 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë me vlerë 10.000 lekë të rinj, bazuar në nenin 51 dhe 136/e të KDS-së.
- Shqyrtimi i kërkesës së KF Skënderbeu shtyhet për datë 18.12.2014 për sigurimin e pamjeve filmike nga ana e palës ankuese.