AlbanianSport.com 17.12.2014 14:55
ASNN – Skuadra tepelenase, e drejtuar nga trajneri Ilir Selimi, ka ditur me zgjuarsi të fitojë ndeshjen ndaj Himarës.
Fitore kjo që i ka rezervuar marrjen e vendit të dytë dhe bashkëngjitjen në grupin e skuadrave që kërkojnë ngjitjen në Kategorinë e Parë nga zona e Jugut.
Dhe pas këtij suksesi, tepelenasit janë të mobilizuar për të arritur dhe fitore të tjera, të cilat do t’i japin ngjitjen në Kategorinë e Parë.
Veç gëzimit të kësaj fitoreje, futbollistët e kësaj skuadre kanë ngrohur edhe xhepat, pasi pas ndeshjes kanë marrë një shpërblim rreth 50 mijë lekë të rinj.
Kështu që futbollistët janë më të impenjuar në ndeshjen e radhës, teksa bëhet fjalë për derbin e vogël, që do ta luajnë në Memaliaj.