AlbanianSport.com 23/02/2024 19:55
ASNN – Pas Evropianit historik, mundja rikthehet të shtunën në tapet me përballjet e Kupës së Shqipërisë. Kështu, pas pjesëmarrjes me rezultate historike në Kampionatin kontinental, mundja shqiptare rikthehet të shtunën me veprimtaritë kombëtare, teksa në Sallën Sportive “Farie Hoti” në Tiranë do të mbahet Kupa e Shqipërisë për të rritur.
Në këtë veprimtari, të organizuar nga Federata Shqiptare e Mundjes do të marrin pjesë skuadra nga e gjithë vendi, teksa sfidat premtojnë emocione dhe rivalitet. Kupa do të nisë në orën 09:00 me ndeshjet kualifikuese, ndërsa në orën 11:00 do të zhvillohet një ceremoni pritjeje për dy heronjtë e Evropianit të Bukureshtit.
Bëhet fjalë medalistin e artë, Islam Dudajev, dhe nënkampionin e kontinentit, Zelimkhan Abakarov. Më tej do të vijohet më duelet finale për veprimtarinë e dytë më të rëndësishëm në rang kombëtar, të cilat pritet të zgjasin përgjatë gjithë ditës, deri në mbyllje të Kupës së Shqipërisë.