AlbanianSport.com 19/02/2024 18:20
ASNN – Kombëtarja e Nën-17-vjeçarëve, përzgjedhje 3-ditore me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar. Kombëtarja kuqezi e kësaj grupmoshe do të nisë pasditen e kësaj të hëne një përzgjedhje 3-ditor3 rutinë me futbollistët që aktivizohen në klubet dhe akademitë shqiptare. Ky do të jetë seleksionimi i dytë i ekipit kombëtar të Nën-17-vjeçarëve për këtë vit, teksa qëllimi kryesor është për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve më të spikatur të kësaj grupmoshe.
Dhe trajneri Ardi Behari ka publikuar edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të përzgjedhur. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të vitlindjes 2008-2009 dhe 19 prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar. Lojtarët e thirrur aktivizohen me Partizanin, Tiranën, Skënderbeun, Akademinë Pepa, Akademinë e Futbollit, Tomorrin dhe Vllazninë, ndërsa mbrojtësi Edolind Topalli vjen nga klubi i Beslidhjes së Kosovës.
Nën drejtimin e trajnerit Ardi Behari, lojtarët e grumbulluar do të stërviten në mjediset e “Shtëpisë së Futbollit” në kryeqytet dhe do të punohet në aspektin fizik e teknik, por edhe në aspektin taktik individual. Synimi i përzgjedhjes rutinë vetëm me lojtarët që aktivizohen në klubet dhe akademitë shqiptare është që të rritet sa më shumë cilësia e lojtarëve vendas, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve Kombëtare të moshave.
Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares së Nën-17-vjeçarëve për këtë përzgjedhje 3-ditore: