AlbanianSport.com 24.09.2014 19:10
ASNN – Ashtu sikurse të gjitha skuadrat e Kategorisë së Parë, edhe Kastrioti i Krujës, që drejtohet nga Shkëlzen Rustami, tashmë është gati për ndeshjen hapëse të këtij edicioni.
Bëhet fjalë për ballafaqimin në Krujë me Mamurrasin, teksa kjo e fundit ka bërë më shumë përforcime, ndërsa kërkon për herë të parë në historinë e saj ngjitjen në Kategorinë Superiore.
E megjithatë, edhe pse janë mbledhur me shumë vonesë, krutanët mendojnë vetëm një rezultat në përballjen me Mamurrasin, që është fitorja. Sepse luajnë përballë publikut të tyre.