AlbanianSport.com 11/02/2024 21:40
ASNN – Në takimin tjetër të mbrëmjes së të dielës, të vlefshëm për javën e 24-të të Kategorisë Superiore ka vendosur goli i Rashicës, teksa Skënderbeu mposht Kukësin dhe rikthehet tek fitorja në kampionat. Korçarët arritën të fitonin 3 pikët falë golit të vetëm të shënuar gjatë ndeshjes nga Rashica, që bëri heroin për vendësit duke i rikthyer tek fitorja skuadrën e trajnerit Ivan Gvozdenoviç.
Pas këtij triumfi, Skënderbeu shkon në kuotën e 28 pikëve dhe pozicionohet në vendin e 7-të. Ndërsa Kukësi renditet në vendin e fundit me 19 pikë. Në fakt, pritej një fitore dhe ajo erdhi. Skuadra e drejtuar nga trajneri serb ka bërë detyrën, mbrëmjen e kësaj të diele, teksa në “Stadiumin e Korçës” kanë arritur të mundin verilindorët me rezultatin minimal, 1-0.
Goli i vetëm i sfidës erdhi, që në minutën e 6-të të saj, ku pas një rrëmuje në zonën e verilindorëve përfiton 19-vjeçari, Ermir Rashica, i cili dërgon lehtësisht topin në rrjetën e portierit Tafas, për të siguruar fillimisht epërsinë dhe në fund të ndeshjesm edhe 3 pikët, për skuadrën e tij. Falë kësaj fitoreje, Skënderbeu ngjitet në kuotën e 28 pikëve dhe tashmë pozicionohet në vendin e 7 të tabelës.
Korçarët janë tashmë plot 5 pikë larg nga zona e ftohtë e rënies nga kategoria, si dhe me pikë të barabarta, me bardhezinjtë e Laçit, ndërsa skuadra e Kukësit mbetet në vendin e fundit të tabelës, me vetëm 19 pikë, pas 23 javëve të para të kampionatit dhe duke qenë kështu kandidate kryesore për të zbritur në Kategorinë e Parë sezonin e ardhshëm.