AlbanianSport.com 11/02/2024 19:50
ASNN – Të dielën në mbrëmje janë luajtur dy sfidat e fundit të javës së 23-të të Kategorisë Superiore dhe Erzeni e ka ndalur sërish Tiranën në Stadiumin “Arena Kombëtare”, teksa bardheblutë tanimë rrezikojnë edhe “4-shen Finale”. Në fakt, ndeshja nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që provuan shumë herë të gjenin golin e epërsisë.
Por golat ishin ruajtur për 15 minutat e fundit, ku në të 75-tën ishte Zeka që kaloi në epërsi miqtë, teksa pas 6 minutash ishte Abazaj që rivendosi baraspeshën. Bardheblutë tentuan sërish të gjenin golin e përmbysjes në minutat e fundit, por pa arritur ta bënin. Kështu Tirana mban vendin e 4-t, me 34 pikë, 3 më pak se Dinamo ndjekëse, që ka luajtur një ndeshje më pak, dhe e rrezikon tashmë vendin në “4-shen Finale”.
Nga ana tjetër, Skerdi Bejzade debutoi me një rezultat pozitiv në stolin e Erzenit, me këtë të fundit që renditet në vendin e 8-të me 23 pikë. Kështu Abazaj shpëton Tiranën nga “turpi”, pasi bardheblutë ndajnë pikët me Erzenin në “Arenën Kombëtare”. Pritej një fitore e madhe, në “Arena Kombëtare” mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Bardheblutë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj shijakasve” të Erzenit
Të parët që kaluan në epërsi ishin miqtë e Erzenit, me fantazistin, Agim Zeka, që përfitoi në minutën e 75-të nga një përgjumje e mbrojtjes bardheblutë për të dërguar topin në rrjetë. Mirëpo epërsia e shijakasve do të zgjaste shumë pak, pasi vetëm 6 minuta më vonë, “goleadori” i fundit i mbetur, te Tirana, Kristal Abazaj do të barazonte gjithçka për të shmangur “turpërimin” e të tijve.