Legjionarët / Shtohet kolonia shqiptare në Superligën turke, mbërrin Muja

Share Button

AlbanianSport.com 11/02/2024 13:25

ASNN – Legjionarët e Kombëtares “mësyjnë” Turqinë, pas Muçit në Superligë edhe Arbnor Muja. Pra, nuk është vetëm Ernest Muçi, sepse Turqia është kthyer në tokën e premtuar për shumë futbollistë shqiptarë, dhe në Superligën e këtij vendi do të luajë edhe Arbnor Muja. Lojtari ofensiv “kuqezi” u largua nga kampionët e Belgjikës, Antverpi, duke u bashkuar me Samsunsporin, që luan në elitën turke.

Sipas mediave në Kosovë, kartoni i tij u pagua 2 milionë Euro, ndërsa 1 milionë të tjera mund të jepen nëse realizohen disa objektiva. Muja firmosi kontratë 3.5 vjeçare dhe raportohet se do të fitojë një pagë prej më shumë se 1 milionë euro në vit, shumë më tepër sesa në Belgjikë, ndërsa te Kombëtareja, 25-vjeçari u promovua së fundmi nga trajneri Silvinjo.

Ndërkaq, Ernest Muçi e realizoi të premten kalimin nga Legia e Varshavës tek Beshiktash. Për sulmuesin e ri kuqezi u paguan 10 milionë Euro, më shumë sesa parashikohej si vlerë kartoni, ndërsa ai gjithashtu firmosi për 3.5 vjet në klubin e Stambollit. Mësohet se ai do të paguhet 1.8 milionë Euro në vit nga gjigandja e futbollit turk.

Ndërkaq, në Superligën turke luajnë dy sulmues të tjerë të kombëtares, që janë edhe ndër lojtarët më në formë. Sokol Cikalleshi ka 8 gola e 4 pasime për gol në elitën e futbollit turk për ekipin e tij, Konjasporin, ndërsa Rei Manaj ka 12 gola në kampionat si dhe 4 në Kupën e Turqisë. Ndërkaq, Eduart Rroca, ka ndryshuar skuadër në Ligën e Parë të Turqisë.

Mesfushori shqiptar u huazua nga Istanbulspori tek Manisaspori deri në fund të sezonit, dhe më pas do të shihet se çfarë do të bëhet. Rroca u shpreh i lumtur që do të luajë në një kampionat që e njeh mirë, ndërsa këtë edicion ka luajtur 15 ndeshje në Superligën turke, ku ka shënuar një gol e ka shërbyer për një tjetër, por duke u penguar nga dëmtimet.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh