AlbanianSport.com 10/02/2024 20:25
ASNN – Për herë të 10-të “kampione” e Ballkanit. Luiza Gega merr dy medalje të arta në Stamboll, Shqipëria, edhe dy të bronzta të tjera. Dy medaljet të tjera të arta janë fituar nga atletja e mirënjohur Luiza Gega, e cila është rikonfirmuar si më e mira e Gadishullit në disiplinën e 1,500 dhe 3,000 m.
Shqipëria ka marrë pjesë me 9 sportistë në Kampionatin Ballkanik të Atletikës në Salla të Mbyllura, që u mbajt të shtunën në Turqi, duke fituar dy medalje të arta dhe dy të bronzta. Kështu, të dy medaljet e arta janë fituar nga e mirënjohura Luiza Gega, e cila është rikonfirmuar si më e mira e Gadishullit në disiplinën e 1,500 dhe 3,000 m.
Kështu, në garën e 1,500 m, Gega ka mbërritur e para në finish me kohën 4 minuta, 15 sekonda e 84 të qindtat, mbi dy sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Subatan Burxhu e Turqisë dhe thuajse 4 sekonda më shpejt se Koraini Kiriakopulu e Greqisë, që plotësoi podiumin.
Ndërkohë, në garën e 3,000 m, Gega ka mbërritur e para në finish me kohën 9 minuta, 7 sekonda e 3 të qindtat, më tepër se 5 sekonda më shpejt sesa ndjekësja më e afërt, Pelinsu Shahin e Turqisë dhe thuajse një minutë më shpejt se Anastasia Panajota Marinaku e Greqisë, që plotësoi podiumin.
Theksojmë se Luiza Gega ka fituar tashmë 10 medalje të arta në Kampionatet Ballkanike të Sallave të Mbyllura, duke e bërë atë më të suksesshmen në histori në këtë veprimtari rajonale.