AlbanianSport.com 09/02/2024 21:40
ASNN – Futbollisti i Shqipërisë, Ernest Muçi, është transferuar te skuadra e madhe turke e Beshiktashit. Muçi është transferuar nga Legia e Varshavës. Muçi është 22-vjeçar, ndërsa është zhvilluar te Tirana. Te skuadra polake është prej vitit 2021, ndërsa është shquar me paraqitje të mira. Sulmuesi ka luajtur 7 paraqitje dhe ka realizuar dy gola me Shqipërinë. Kalimi te Beshiktashi është hap i rëndësishëm në karrierën e Muçit, që tani rrit gjasat që të përfshihet në Kombëtare për Euro 2024.
Tashmë gjithçka është zyrtare, ish-“fantazisti” i bardhebluve të Tiranës, Ernest Muçi është lojtari më i ri “Shqiponjave të zeza”, të Besiktas, me gjiganden e futbollit turk, që derdhi plot 10 milionë Euro në arkat e polakëve të Legias së Varshavës për kartonin e 22-vjeçarit. Një operiacion nga i cili do të përfitojnë edhe rekordmenët e Kategorisë Superiore. Nga vlera totale e shitjes, Tirana do të përfitojë 10% e shumës, rreth 1 milion Euro.
Kjo për shkak të klauzolës që kishin në kontratën me polakët e Legias, në kohën kur këta të fundit siguruan shërbimet e Muçit, në janarin e vitit 2021, për shifrën e 500 mijë Eurove e mesa duket investimit ia ka vlejtur mjaft. Sa i përket kontratës së 22-vjeçarit, legjionari i sulmit të Kombëtares kuqezi ka nënshkruar një marrëveshje të vlefshme deri në verën e vitit 2027, nga e cila do të përfitojë plot 1.8 milionë euro në sezon.
Një shifër kjo e konsiderueshme për një nga talentet më premtues të futbollit tonë, të këtyre viteve të fundit. Njoftimi për nënshkrimin e Muçit ka ardhur nga vetë klubit turk, të cilët me anë të një video të shpërndarë në profilet zyrtare, në platformat digjitale kanë prezantuar tifozët me lajmin e madh, teksa në videon e 16 herë kampionëve të Turqisë lexohej diçitura “Mirësevjen te Beshiktashi”.