AlbanianSport.com 09/02/2024 15:15
ASNN – Zbardhet kalendari, njihuni me ndeshjet e Shqipërisë në edicionin e 4-t të Ligës së Kombeve të Evropës. Nis dhe mbyllet me Ukrainën, me dy sfidat e fundit që i luajmë në shtëpi. Shqipëria njohu pasditen e së enjtes kundërshtarët që do të ketë përballë në grupin B1 të veprimtarisë së dytë kontinentale të përfaqësueseve.
Kuqezinjtë do të përballen me Repulikën Çeke, Ukrainën dhe Gjeorgjinë, teksa UEFA ka publikuar edhe kalendarin e plotë të Shqipërisë në këtë veprimtari. Shqipëria do ta nisë rrugëtimin në Ligën e Kombeve në fushë të huaj ndaj Ukrainës. Ky takim do të luhet më datë 7 shtator 2024, duke nisur nga ora 20:45.
Tre ditë më pas, më datë 10 shtator 2024, kuqezinjtë do të zhvillojnë ndeshjen e parë në shtëpi kundër Gjeorgjisë, duke nisur nga ora 20:45. Në muajin tetor, ekipi kombëtar do të luajë dy ndeshje radhazi në fushë të huaj. Më datë 11 tetor 2024 kuqezinjtë do të përballen me Republikën Çekinë në orën 20:45.
Ndërsa tre ditë më pas, më datë 14 tetor 2024, Shqipëria do të luaj sërish në fushë të huaj ndaj Gjeorgjisë, duke nisur nga ora 18:00. Dy ndeshjet e fundit të grupit B1 në Ligçs së Kombeve Shqipëria do t’i zhvillojë në shtëpi. Takimi i parë në muajin nëntor do të jetë ndaj Republikës Çeke, më datë 16, duke nisur nga ora 20:45.
Ndërsa ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 19 nëntor ndaj Ukrainës, po duke nisur nga ora 20:45. Më poshtë, edhe kalendari i plotë i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë veprimtari.
Liga e Kombeve të Evropës
2024-2025
07 shtator 2024:
Ukrainë – Shqipëri (20:45)
10 shtator 2024:
Shqipëri – Gjeorgji (20:45)
11 tetor 2024:
Republika Çeke – Shqipëri (20:45)
14 tetor 2024:
Gjeorgji – Shqipëri (18:00)
16 nëntor 2024:
Shqipëri – Republika Çeke (20:45)
19 nëntor 2024:
Shqipëri – Ukrainë (20:45)