AlbanianSport.com 16.12.2014 11:35
ASNN – Gjirokastritët janë duke u bërë gati për ndeshjen e mesjavës, ku kërkojnë rezultatin pozitiv. Bluzinjtë e Luftëtarit e kanë hedhur pas krahëve humbjen ndaj Dinamos dhe tashmë kanë nisur të mendojnë menjëherë për ndeshjen e radhës, atë ndaj Sopotit, të cilën do ta luajnë të mërkurën në ndeshjen.
Trajneri i bluzinjve, Bledar Devolli, nuk i ka lënë të tijtë të pushojnë, por menjëherë ka nisur përgatitjet për ndeshjen me pretendentët për në Superiore, që është Sopoti. Lojtarët edhe ditën e diel kanë zbritur në fushë, ndërsa janë përgatitur normalisht për këtë ndeshje të vështirë, ndërsa Sopoti ka fituar fazën e parë 1-0 në Gjirokastër.
Për këtë ndeshje, skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Devolli po mundohet që të rikuperojë ato gabime, të cilat janë shfaqur në ndeshjen ndaj Dinamos, ndërsa të besuarit e Devollit nëse do të kishin qenë më të saktë në aksionet e tyre sulmuese do të kishin dalë me pikë nga “Selman Stërmasi”.