Basketboll – Meshkuj / Trajneri Hadar shpall listën, emra të rinj te Kosova

Share Button

AlbanianSport.com 05/02/2024 21:45

ASNN – Përzgjedhësi i Kosovës në basketboll për meshkuj, Rami Hadar, ka publikuar të hënën listën me emrat e lojtarëve në të cilët llogarit për ndeshjet e këtij muaji. Përfaqësuesja e Kosovës më 22 shkurt e fillon paraqitjen në fazën e parë të paraeliminatoreve për Botërorin 2027. Kosova është në grup me Zvicrën, Irlandën e Azerbajxhanin, ndërsa vendi i parë garanton kalimin për më tutje. Mundësi për kualifiki ka edhe vendi i dytë.

Baza e Përfaqësueses ka mbetur e njëjtë, ndërsa lojtarët kryesorë pritet të jenë sërish Drilon Hajrizi, Dardan Berisha, Dominic Artis, Lis Shoshi, Gëzim Morina, Dardan Kapiti, Musab Mala e lojtarët e tjerë që janë pjesë e klubeve të Superligës. Për herë të parë do të grumbullohet Jan Palokaj, që po luan me sukses te “Golden Eagle” Ylli, ndërsa më herët ishte te Sigal Prishtina. Në ekipin e zgjeruar janë përfshirë edhe Jon Ismajli që luan në Republikën Çeke dhe Norik Binqe që luan në Kroaci.

Në listën e gjerë janë 17 basketbollistë, ndërsa ndërkohë do të përzgjidhet 12-shja finale. Kosova grumbullohet më 18 shkurt, një ditë pas finales së Kupës. Ndeshjen e parë, Kosova e luan më 22 shkurt ndaj Irlandës në Prishtinë. Më 25 shkurt në Baku është ndeshja Azerbajxhan-Kosovë. Ndeshjet tjera përfaqësuesja e basketbollit i ka në nëntor, ndërsa në shkurt të vitit të ardhshëm janë ndeshjet e fundit. Loja e Kosovës sërish pritet të bazohet në lojtarët me përvojë të klubeve të Superligës.

Artis, që është i natyralizuar, luan në Turqi dhe ai po ashtu pritet të jetë me peshë. Jon Ismaili, 18-vjeçar, vlerësohet me të ardhme të ndritur, ndërsa deri më tani ka luajtur për grupmoshat e reja të Kosovës, ku ka shfaqur cilësi. Skuadra e tij luan në kategorinë e dytë të Republikës Çeke, por Ismaili më shumë ka luajtur për ekipin e Nën-19-vjeçarëve të klubit GBA Lions. Me ekipin e parë ka luajtur 3 ndeshje. Binqe po ashtu është 18-vjeçar, ndërsa luan me të rinjtë e klubit kroat, Dubrava.

Me ekipin e parë të këtij klubi ai ka luajtur vetëm një ndeshje. Jan Palokaj është i lindur në Kroaci, por ka prejardhje nga Kosova. Luan si vendorë në Superligë. Ai ka luajtur për të rinjtë e Kroacisë më parë, ndërsa është paraqitur edhe në kampionate evropiane. Palokaj është 23-vjeçar dhe pritet të jetë “armë shtesë” te Kosova. Në përfaqësuese është kthyer Mikaile Tmushiq, që mungoi në ndeshjet e kaluara. Së fundi telashe me dëmtimet kanë pasur Lis Shoshi e Dardan Berisha, por shpresohet që ata do të jenë të gatshëm për ndeshjet e përfaqësueses.

 

Lista e Përfaqësueses së Kosovës:

Dardan Berisha (SIGAL Prishtina), Drilon Hajrizi (Trepça), Dominic Artis (Xhagdash Bodrumspor), Erjon Kastrati (Trepça), Lis Shoshi (Peja), Gëzim Morina (“Golden Eagle” Ylli), Mikaile Tmushiq (Trepça), Dardan Kapiti (Trepça), Arian Çallakaj (Peja), Jan Palokaj (“Golden Eagle” Ylli), Muhamedali Janjeva (SIGAL Prishtina), Ardit Pepaj (Vëllaznimi), Musab Mala (Peja), Meriton Ismaili (Peja), Shendrit Llapi (Vëllaznimi), Jon Ismajli (GBA – R. Çeke), Norik Binqe (Dubrava – Kroaci).

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh