Basketboll – Meshkuj / Vllaznia-Tirana, flasin trajnerët Bekteshi & Karaj

Share Button

AlbanianSport.com 05/02/2024 19:00

ASNN – Vllaznia, fitore mes tensionit ndaj Tiranës. Fiton 82-77 në takimin që erdhi direkt në RTSH Sport, flasin trajnerët. Të dielën është luajtur edhe sfida e fundit, ajo midis Vllaznisë dhe Tiranës, e vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që u fitua nga shkodranët 82-77.

Ndeshja që u luajt në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër dhe që erdhi drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, pati një ndërprerje në 10-minutëshin e 3-të të saj, për shkak të problemeve të shkaktuara nga tifozeria vendase, që për trajnerin vendas, Damian Bekteshi, sidoqoftë ndikoi.

“Në fakt, ndërprerja e ndeshjes për aq sa zgjati, duket sikur i ftohu lojtarët dhe kjo bëri që t’i lëshojmë parketin dhe epërsinë në Tiranës, – ka deklaruar Bekteshi. – Por skuadra e mblodhi veten dhe më pas treguam karater për ta përmbysur rezultatin. Përgjithësisht jam i kënaqur sepse kjo fitore na kthen si pretendentë në kampionat.”

Ndërsa homologu kryeqytetas, Erkand Karaj, e pranoi se në parket fitoi skuadra më e mirë. “Padyshim që Vllaznia e meritoi fitoren dhe unë dua ta përgëzoj, sepse i bëri gjërat më mirë sesa ne, – ka thënë ai. – Ne nuk arritëm ta ruanim epërsinë që krijuan, megjithëse u munduam të ndryshonim disa gjëra.”

Vllaznia kapërcen mbi Tiranën në renditje, teksa ndan vendin e dytë e të 3-të me Kamza Basket, me nga 21 pikë secila, 3 më pak sesa Besëlidhja kryesuese, ndërsa kryeqytetasit zbresin në vendin e 4-t, me 20 pikë. Me ndeshjen e së dielës u mbyll edhe java e 13-të e Superligës së meshkujve.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh