AlbanianSport.com 04/02/2024 23:35
ASNN – Zilkaltërit mundin 1-0 Juventusin, por Reali i Madriditndalet në derbi nga Atletiko. Dy ndeshje të tjera të spikatura janë zhvilluar të dielën në mbrëmje në kontinentin e vjetër dhe Interi është shkëputur edhe më tepër në krye, por Reali i Madridit gabon në fund. Zilkaltërit mundën 1-0 Juventusin, kurse madrilenët u ndalën në një barazim 1-1 në derbi përballë Atletikos.
Përveç duelit të kreut në javën e 23-të të Premier Ligës Angleze, ku Arsenali ka mundur Liverpulin 2-1, dy ndeshje të tjera të spikatura janë zhvilluar të dielën në mbrëmje në kontinentin e vjetër. Natyrisht, vëmendja ka qenë në mitikun “San Siro”, aty ku Interi ka fituar me një gol të vetëm ndaj Juventusit, në atë që ishte cilësuar edhe si një finale për titullin e kampiones në Serinë A.
Ka qenë autogoli i Gatit në minutën e 37-të ai që ka vulosur fitoren minimale, por mjaft të vyer të Interit që e çon 4 pikë të shkëputur nga Juventusi në krye të renditjes, me zikaltërit që kanë luajtur një ndeshje më pak. Ndërkaq, një fitore minimale, por po aq të vyer nuk arriti ta mbronte në Spanjë Reali i Madritit, që u ndal në një barazim 1-1 me Atletikon në derbin e kryeqytetit, duke u shkëputur vetëm dy pikë në krye të renditjes pas 23 javësh të luajtura në “La Liga”.
Skuadra e trajnerit Karlo Ançeloti mendoi se kishte marrë 3 pikë mjaft të vyera, falë golit të realizuar nga Brahim Diaz në pjesën e parë, duke u hakmarrë kështu për atë humbje ndaj rivalëve të kryeqytetit që eliminuan pak javë më parë nga Kupa e Spanjës. Atletiko, që e ka gjetur një gol në fillimin e pjesësë së dytë, por ai është anuluar nga Sistemi i Ndihmës-Gjyqtarit të Videos (VAR), për pozicion jashtëloje, e ka gjetur golin që vlen vetëm në minutat shtesë.