AlbanianSport.com 04/02/2024 19:00
ASNN – Tirana arrin një fitore të dyfishtë, triumfojnë edhe Skënderbeu e Partizani. Veprimtaria mbarëkombëtare e volejbollit të Shqipërisë dhe Kosovë, Liga “Gjergj Kastrioti” ka zhvilluar të dielën ndeshjet e javës së 5-të të fazës së grupeve.
Ky është turneu që bashkon ekipet më të mira të rrjetës në të dy anët e kufirit shqiptar dhe këtë sezon zhvillohet me sistem grumbullimi. Te femrat, në Grupin A, dominojnë skuadrat shqiptare, që fitojnë në përballjet e tyre.
Skënderbeu kryesues mundi 3-0 Prishtinën, ndërsa Tirana mposhti 3-1 Skënderajn. Në Grupin B, fitore për dy ekipet nga Kosova. Drita mundi 3-0 Partizanin, ndërsa Fushë-Kosova triumfoi 3-2 ndaj Pogradecit.
Te meshkujt, në Grupin A, sërish dominim i ekipeve nga Shqipëria. Partizani triumfoi 3-0 ndaj Ferizaj, ndërsa Vllaznia mundi 3-2 ekipin e Skënderbeut të Kosovës. Në Grupin B, Tirana konsolidon kreun, duke mundur 3-0 Dritën, ndërsa Erzeni u mund 3-0 nga Peja.
Liga “Gjergj Kastrioti”
Volejboll – Femra
Grupi A
Java 5-të:
Skënderbeu – Prishtina 3-0
Skënderaj – Tirana 1-3
Renditja
- Skënderbeu 12 pikë
- Tirana 9 pikë
- Skënderaj 8 pikë
- Prishtina 1 pikë
Grupi B
Java 5-të:
Partizani – Drita e Gjilanit 0-3
Fushë-Kosova – Pogradeci 3-2
Renditja:
- Drita e Gjilanit 15 pikë
- Fushë-Kosova 7 pikë
- Partizani 7 pikë
- Pogradeci 1 pikë
Liga “Gjergj Kastrioti”
Volejboll – Meshkuj
Grupi A
Java 5-të:
Ferizaj – Partizani 0-3
Vllaznia – Skënderbeu (Kos) 3-2
Renditja
- Partizani 10 pikë
- Ferizaj 9 pikë
- Vllaznia 6 pikë
- Skënderbeu (Kos) 5 pikë
Grupi B
Java 5-të:
Tirana – Drita e Gjilanit 3-0
Peja – Erzeni 3-0
Renditja
- Tirana 12 pikë
- Peja 9 pikë
- Erzeni 6 pikë
- Drita 3 pikë