AlbanianSport.com 03/02/2024 21:15
ASNN – Vetëm pak kohë pas zhvendosjen në një tjetër klub të Londrës, Armando Broja ka debutuar me Fulhamin, por një tjetër sulmues i Çellsit i ka prishur festën sulmuesit kuqezi.
Armando Broja bëri të shtunën debutimin e tij me fanellën e Fulhamin, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që u aktivizua vetëm 16 minuta në ndeshjen e parë me skuadrën nga Londra.
Ishte paralajmëruar që nuk do të ishte titullar dhe shtatlarti hyri në fushë në minutën e 74-t, por pa mundur të linte dot gjurmë, teksa Fulhami pa që fitorja i iku nga duart vetëm në minutat e fundit.
Ishte një tjetër sulmues i Çelsit që është huazuar këtë sezon, David Datro Fofana, i cili shënoi dy herë, në minutat e 71-të dhe në minutën e parë shtesë të kohës së rregullt, për të marrë një pikë të çmuar për Bërnlin e trajnerit Vinsent Kompani, me Fulhemin e Brojës që vazhdon të jetë në mes të tabelës.