AlbanianSport.com 03/02/2024 20:25
ASNNN – Flamurtari, Tirana e Partizani bëjnë detyrën, pretendentët për titull nisin shkëputjen. Janë luajtur 4 nga takimet e javës së 12-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për Femra dhe Flamurtari, “kampion” në fuqi, fitoi 70-55 ndaj Teutës në ndeshjen e luajtur në Vlorë.
Një ndeshje që, siç pritej, u mbizotërua nga vendaset, ku u dalluan Kirberg dhe Henderson, me nga 18 pikë secila. Fitore të lehtë korri edhe Tirana, që mundi 83-67 Elbasanin jashtë fushe. Një fitore me përmbysje e bardhebluve, që, pas një 10-minutpshi të parë të dobët (34-15 për vendaset), tregojnë forcën dhe rikuperojnë disavantazhin.
Detyrën bën edhe Partizani, që mposhti 73-40 Barleti Basket në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Një ndeshje që ka qenë “rrugë me një drejtim”, e komanduar nga të “kuqtë”, ku u dallua Lazo me 13 pikë. Barleti mbetet ekipi i vetëm pa asnjë fitore në kampionat.
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Femra
Kategoria e Parë
Ndeshje e prapambetur
Vllaznia – Teuta Basket 60-48
Java e 12-të:
Të shtunën, 3 shkurt 2024:
Elbasani – Tirana 67-83
Partizani – Barleti Basket 73-40
Flamurtari – Teuta 70-55
Të dielën, 4 shkurt 2024:
Studenti – Vllaznia
Renditja
- Flamurtari 23 pikë
- Partizani 22 pikë
- Tirana 22 pikë
- Vllaznia 17 pikë
- Teuta 16 pikë
- Studenti 15 pikë
- Elbasani 14 pikë
- Barleti Basket 12 pikë