AlbanianSport.com 03/02/2024 15:25
ASNN – Tirana ka arritur të marrë një fitore të vështirë me përmbysje ndaj Kukësit në fushën e kësaj të fundit, me shifrat 3-2. Gjigandja kryeqytetase i është falur në fakt Sistemit të Ndihmësgjyqtarit të Videos (VAR), pasu kanë që dy 11-metërsh që i kanë dhënë fitoren me përmbysje bardhebluve kundër vendasve. Verilindorët ishin të parët që shënuan, ku në minutën e 15-të ishte Salami që realizoi, ndërsa Latifi barazoi në minutën e 28-të.
Por Kukësi kaloi përsëri në epërsi në minutën e 39-të, me anë të Dragoshit. Në pjesën e dytë, pati më shumë emocione, teksa në minutën e 69-ti, ndërhyrja e VAR-it i jep një 11-metërsh Tiranës dhe Abazaj barazon shifrat e sfidës. Pas shumë përpjekjesh, Tirana gjen edhe golin e përmbysjes dhe të fitores, përsëri me 11-metërsh, përsëri pas ndërhyrjes së VAR-it dhe, këtë herë ishte Patrik ai që tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe përmbys shifrat për bardheblutë.
Kështu, Tirana ka arritur të mposhtë me përmbysje Kukësin në fushë të huaj me rezultatin 3-2, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore. Np fakt, sfida nisi më mirë për verilindorët, me trajnerin Emiljano Çela që synonte të debutonte me fitore. Ishte Salami që në minutën e 15-të i që kaloi në epërsi vendasit, por, pas një gabimi të portierit Tafas, Latifi rivendosi barazpeshën në shifra 13 minuta më pas.
Megjithatë, janë sërish verilindorët që shënuan, me anë të Dragoshit në minutën e 39-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi. Përmbysja erdhi në pjesën e dytë, vetëm falë dy 11-metërshve, të cilat u konfirmuan vetëm me ndërhyrjen e sistemit “VAR”. në minutën e 69-të, ishte Abazaj që nuk gaboi nga pika e bardhë e 11-metërshit, pas një prekje të topit me dorë nga ana e Dragoshit. Ndërsa në minutën e 89-të, ishte i sapofuturi Patrik, i cili ktheu në gol 11-metërshin që e fitoi po vetë.
Kështu Tirana shkon në kuotën e 33 pikëve, duke u ngjitur hëpërhë në vendin e 3-të të renditjes, ndërsa Kukësi zbret në vendin e fundit me 19 pikë.