AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35
ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë të fortë me kanadezen Xhesika Klimkait, por, megjithatë, ka mbetur pa medalje në Turneu madhor “Grend Slem”-in e Parisit. Nora u mposht nga Klimkait dhe u rendit e 5-ta në kategorinë e peshës trupore deri në 57 kilogramë.
Kanadezja, që është e dyta në renditjen botërore, fitoi medaljen e bronztë. Ndeshja ishte e barabartë, ndërsa Nora kishte iniciativën. Ka kërkuar hedhjen gjatë tërë kohës, por Klimkait realizoi “uazari”, që u konfirmua pas rishikimit të situatës nga komisioni i gjyqtarëve.
Nora e nisi ditën me fitore ndaj brazilianes Xhesika Lima, ndërsa më pas mposhti bullgaren Ivelina Ilieva. Kurse në çerekfinale u mposht nga francezja Sarah Leoni Sisikë, por italianen Veronika Toniolo e kaloi në luftën e parë të “ripeshkimit”. Ndërkaqa, në kategorinë e peshës trupore deri në 57 kilogramë ka garuar edhe Flaka Loxha, që u ndal në raundin e dytë.