AlbanianSport.com 02/02/2024 13:35
ASNN – Këtë vit, gjigandi i veshjeve sportive, “adidas”, feston 20 vjetorin në Shqipëri, duke mbajtur në mënyrë të padiskutueshme pozicionin lider në treg. 20 vite me parë ishte pikërisht kompania “BalkanSport” që solli për herë të parë një brand tashmë të konsoliduar në tregun ndërkombëtar. Vlen gjithashtu të përmendet që “BalkanSport” prezantoi për herë të parë konceptin e një dyqani “outlet” me produkte origjinale “adidas”, “Outlet adidas” në Laprakë, ku konsumatorët shqiptarë mund të ishin të sigurt në blerjet e tyre.
Ideja pas krijimit të “BalkanSport” ishte që blerësi shqiptar të përjetonte eksperiencën që krijon blerja e produkteve origjinale, stilin dhe komoditetin e një marke të konsoliduar tashmë në tregun botëror të produkteve sportive. Nëse ka një gjë që është në esencë të filozofisë sipërmarrëse të “BalkanSport” është kompromisi me ekselencën në cilësinë e produkteve të saj. Por kjo nuk mbaron këtu. Po aq i rëndësishëm është dhe inovacioni në industrinë sportive si dhe këshillimi ekspert dhe zgjedhjet e personalizuara për klientët për të përmbushur nevojat e tyre.
Që nga ky moment, rritja dhe zgjerimi i “BalkanSport” ka qenë i pandalshëm. Për ta shtjelluar me fakte më konkrete, në 2014, “Balkan Sport” fitoi të drejtën për të përfaqësuar multibrand-in sportiv më të madh në botë, “INTERSPORT”, duke i hapur rrugë prezencës në Shqipëri edhe të markave të tjera sportive lider si: “Nike”, “Puma”, “Reebok”, “New Balance”, “New Era”, “Asics”, “Under Armour”, “McKinley”, “Energetics” etj, çka i ka mundësuar të ofrojë një gamë më të gjerë produktesh me cilësi të lartë dhe teknologjinë më të avancuar.
Kështu, “BalkanSport” jo vetëm zgjeroi shumëllojshmërinë e produkteve por përmbushi nevojat e një segmenti shumë të gjerë klientësh duke ofruar opsione të ndryshme lidhur me stilin, çmimet dhe funksionalitetin. Sidoqoftë, nuk mund të lihet pa përmendur aftësia e “Balkansport” për t’iu përshtatur kërkesave të ndryshueshme të tregut dhe tendencave më të fundit në industrinë sportive. Ne dekadën e fundit po imponohet gjithmonë e më tepër stili fashion-sport që kombinon komoditetin dhe stilin sportiv me atë modern dhe urban.
Ky trend ka qenë aq i suksesshëm sa “BalkanSport” ka zgjedhur të ofrojë produkte unike, të adhuruara nga entuziastët e modës dhe jo vetëm. Dhe kush më mirë mund ta përqafonte këtë tendencë se sa multibrandi i modës “The Athlete’s Foot” i krijuar ekskluzivisht për të ofruar veshje dhe atlete “lifestyle” me frymëzim sportiv. Dhe për të qenë në lartësinë e risive dhe tendencave, në vitin 2018 “BalkanSport” fiton të drejtën për të qenë përfaqësues i “The Athlete’s Foot” në Shqipëri. Aktualisht, BalkanSport numëron 25 dyqane në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe ofron mbi 6 mijë lloje produktesh të markave më të njohura sportive në botë.
Për të qenë më afër klientëve në çdo cep të Shqipërisë, “Balkansport” ka lançuar së fundmi faqen e Internetit: https://balkansport.com.al/sq, ku me një klik juve mund t’ju dërgohet produkti juaj i preferuar në shtëpi brenda 24 orëve pa qenë aspak e nevojshme të zhvendoseni pranë dyqaneve tona fizike. Aty mund të gjeni tendencat më të fundit të stilit fashion-sport nga marka lider si “adidas Originals”, “Nike”, “Jordan”, “Puma”, “Reebok”, “New Balance” dhe shumë të tjera. Pas prezantimit të kësaj panorame, mund të pohojmë pa ngurruar aspak se “BalkanSport” është lider i padiskutueshëm në tregun e veshjeve dhe artikujve sportivë në nivel kombëtar dhe ballkanik.
Historia e “Balkansport” është dëshmi e suksesit që mund të arrihet nëpërmjet bashkëpunimit, inovacionit, këndvështrimit vizionar dhe kompromisit me ekselencën.
BalkanSport, sport with style!