AlbanianSport.com 29/01/2024 23:35
ASNN – Futbollisti kuqezi, Myrto Uzuni, nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit në minutën e 59-të të ndeshjes që skuadra e tij, Granada, e humbi përballë Hetafesë, me rezultatin 2-0.
Kjo ndeshje e zhvilluar të hënën mbrëma, ishte e vlefshme për javën e 22-të të elitës së futbollit spanjoll. Të dy golat e fitores, Hetafeja i shënoi në pjesën e parë, ndërsa Uzuni humbi mundësinë për të rihapur ndeshjen për skuadrën e tij.
Hetafeja e realizoi golin e parë në minutën e 21-të, kurse golin e dytë në minutën e 36-të. Granada është në vendin e parafundit me 11 pikë, kurse Hetafeja mbetet në vendin e 10-të të renditjes, me 29 pikë.