AlbanianSport.com 29/01/2024 19:30
ASNN – Ka nisur të shtunën faza e dytë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra. Flamurtari “kampion” fitoi pa probleme ndaj Barleti Basket me shifrat 87-33, ndeshje kjo e luajtur në kryeqytet. Një përballje kjo që ka rezultuar një “rrugë me një kalim”, pasi është mbizotëruar nga vlonjatet, ku u dallua Kirberg me 24 pikë.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Partizani, që fitoi 76-54 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Skuadra të kuqeve të kryeqytetit e mbizotëroi ndeshjen, ku dallimin e bëri kolektiviteti. Për shkodranet u dallua Rreshpja me 32 pikë, por e vetme nuk mund të përballojë furinë e rivaleve nga kryeqyteti.
Në Durrës, ekipi i Tiranës fitoi 74-66 ndaj Teuta Basketit, në një ndeshje me rivalitet shumicën e kohës. Durrsaket u përpoqën të rivalizojnë, por gjithnjë ishin në ndjekje të bardhebluve. Për Tiranën u dallua Qosja me 25 pikë. Fitore të rëndësishme për zonën e “play-off”-it arriti Studenti, që në fushën e vet, fitoi 65-31 ndaj Elbasanit.
Në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, takim u komandua nga vajzat kryeqytetase, që shënuan dyfishin e pikëve të mikeshave. Për Partizanin u dallua Spahiu, me 20 pikë e 10 topa në tabelë.
Kategoria e parë
Basketboll – Femra
Java e 11-të:
Teuta Basket – Tirana 66-74
Barleti Basket – Flamurtari 33-87
Studenti – Elbasani 65-31
Vllaznia – Partizani 54-76
Renditja:
Nr. Skuadra Pikë
- Flamurtari 21
- Tirana 20
- Partizani 20
- Vllaznia 15
- Studenti 15
- Teuta 14
- Elbasani 13
- Barleti Basket 11