AlbanianSport.com 15.12.2014 16:50
ASNN – Tepelena ka arritur të frenojë Himarën, e cila ishte pretendente deri përpara kësaj ndeshje për t’u ngjitur në Kategorinë e Parë. Loja ka nisur e shpejtë për vendësit, të cilët kanë fituar 11-metërsh në minutën e 3-të, atëherë kur portieri mik Sadikllari ka penguar Rustemin.
Dhe gjyqtari Rada ka qenë i vendosur për këtë 11-metërsh, ndonëse trajneri vlonjat i bregdetarëve, Shpëtim Imeraj e ka kundërshtuar vendimin e tij, ndërsa loja është ndërprerë për disa momente. Nga pika e bardhë ka goditur saktësisht Rustemi dhe 1-0 për Tepelenën.
Tepelenasit kanë kërkuar të shënojnë golin e dytë, ndërsa Mirani ka goditur shtyllën, Gaba e ka kaluar topin mbi tra nga një gjuajtje prej rreth 20 metrash. Vendësit kanë pretenduar për një tjetër 11-metërsh, por gjyqtari Rada ka vazhduar lojën. Himarjotët e kanë pasur të vështirë t’i afrohen portën kundërshtare, ndërsa tashmë Tepelena përgatitet për derbin me Memaliajn.
Tepelena – Himara 1-0
Shënues: Rustemi 3’(11-m.)
Tepelena: Boçi, Rustemi, Mirani, Qori, Burhani, Sulaj, Xhafa, Cana (Abazi 90’+3), Gaba, Beluli (Jaupi 83’), Karamani. Trajner: I. Selimi
Himara: Sadikllari, Meto, Hyso, Buaçi (Kasaj 73’), Dervishi, Brozi, Prifti, Kaçani, Mino, Shenaj, Breshani (Dhrami 56’). Trajner: Sh. Imeraj
Gjyqtarë: Xh. Rada, M. Sadikaj, R. Mersinaj (Durrës)
Kartonë të verdhë: Sadikllari, Meto, Mino